Këngëtarja e njohur, Eni Koçi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë. Ajo dhe Genc Prelvukaj do të bekohen me një vajzë. Gjininë e bebushit çifti e zbuluan përmes këngës së tyre të re me titull “Ama”, ku në fund të klipit u shfaqën disa momente nga “babyshower”.
Ndërkohë, Eni është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka treguar nepsin e shtatzënisë. Ajo ka publikuar në Instastory foton e një keku me çokollatë dhe ka shkruar: “Fiksimi i momentit”.