Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka folur ditën e sotme për pjesëmarrjen e saj në emisionin italian, “Tiki Taka”, por edhe për jetesën e saj në Tiranë.
E ftuar në “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP” zbuloi se ka patur emocione më shumë se çdo herë të tjetër kur ishte e ftuar në emisionin sportiv në Mediaset.
“Kam qenë edhe herë të tjera në Mediaset. Italia ka një energji të paparë. Takova miqtë e mi. Kur më thirri moderatori mu drodh trupi për herë të parë. Ishte një moment magjik. Nuk dua ta marr me vrull të madh. Fama e momentit mund të duroj disa muaj dhe pastaj vjen Big Brother tjetër. Avash-avash”, u shpreh ajo.
Por jo vetëm kaq, pasi modelja seksi tashmë është bërë pjesë e rubrikës “N’trip” në “E diell” ku teksa udhëton në vende të ndryshme me Argjira Spancën interviston edhe figura publike.
Në një moment gjatë intervistës, bukuroshja bionde përmendi Donald Veshajn, si një nga personazhet që do donte ta kishte në emision. Në këto momente u ngacmua nga moderatori i njohur, Isli Islami, se aktori i humorit mund t’i thotë “Jo’.
Beniada kishte gati ‘paralajmërimin’ publik për Donaldin: “Ka qenë super lojtar, super njeri. Po më tha “Jo” ia pres veshët. Banorët që nuk i kam njohur ose nuk kam patur lidhje nuk do i ftoja”.