Të gjithë e dimë se një dietë me shumë sheqer rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke rritur radikalet e lira dhe përbërësit që nxisin inflamacionin.
Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, të diabetit dhe gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancereve të ndrfyshme apo edhe sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës.
Ne nuk mund ta konsumojmë me masë sheqerin gjatë ditës pasi shumë produkte kanë sheqer të shtuar, por ka disa shenja që na tregojnë se jemi duke ngrënë sheqer më shumë se ç’duhet. Ja si ta kuptoni:
Probleme me tretjen
Disa studime thonë se sheqeri mund të zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë brenda një jave dhe rrjedhimisht ngadalëson sistemin tretës. Ushqimet e pasura me fibra kanë një efekt pozitiv dhe njerëzit që hanë shumë sheqer në përgjithësi nuk hanë shumë fibra.
Aknet
Ndërsa ekspertët thonë se aknet nuk kanë të bëjnë me dietën për shumicën dërmuese të njerëzve, disa studime e lidhin shpërthimin e akneve me konsumimin e tepërt të ushqimeve me sheqer.
Në teori, sheqeri rrit prodhimin e hormoneve që lidhen me aknet hormonale inflamatore, të cilat zakonisht shfaqen rreth nofullës dhe gojës.
Luhatje humori
Disa kërkime kanë lidhur konsumimin e sheqerit me ndryshimet e humorit, siç është depresioni. Në fakt, sheqeri mund të ndikojë në neurotransmetuesit në trurin tuaj që rregullojnë humorin tuaj. Sheqeri shkakton rritjen e hormonit të “ndjenjës së mirë” serotonin. Por pas një kohe do të pësoni një rënie e humorit, kështu që mund të ndiheni të mërzitur, nervozë dhe të lodhur.
Probleme me gjumin
Nëse hani një tortë ose ndonjë karamele pak para se të shkoni në shtrat, mund të keni probleme me gjumin.
Kariesi
Sheqeri ushqen bakteret në zgavrën e gojës, duke prodhuar acide që konsumohen në smaltin e dhëmbëve, gjë që çon në karies.
Fryrje
Ushqimet e pasura me sheqer mund të shkaktojnë fryrje. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse jeni të ndjeshëm ndaj sheqernave si fruktoza (sheqeri në fruta) dhe laktoza (në produktet e qumështit), mund të shfaqen simptoma të tjera që janë të zakonshme për njerëzit që kanë probleme me jashtëqitje të pahijshme.
Presioni i lartë i gjakut
Sheqeri është më i keq për presionin e gjakut sesa kripa, sipas një studimi të botuar në revistën Open Heart. Një dietë e lartë me sakarozë në vetëm disa javë mund të rrisë presionin e gjakut. Një studim tjetër nga British Journal of Nutrition zbuloi se për çdo pije të ëmbëlsuar me sheqer, rreziku i zhvillimit të hipertensionit rritej me tetë për qind.