- Bisedat e parëndësishme ju lodhin
Mund të jetë mjaft sfiduese për ju që të përfshiheni në muhabet për gjëra të zakonshme. Kjo është për shkak se trurin tuaj e përshkojnë ide të mëdha. Temat që me gjasë ju interesojnë, janë shkenca, arti, filozofia, dhe ato rrallë i gjen në biseda të parëndësishme. Kjo ju bën të ndjeheni sikur po humbni kohën tuaj, të bllokuar në një listë të pafund frazave të caktuara, të pranueshme shoqërisht. Ajo që ju në të vërtetë doni, është një individ që mendon si ju, me të cilin apo cilën të bisedoni për gjëra të rëndësishme.
- Ju mendoni më shumë se sa flisni
Duke qenë se truri juaj është i konfiguruar për të kërkuar gjithë zgjidhjet e përgjigjet e mundshme ndaj një problemi, mund t’ju duhet juve më shumë kohë se sa një personi me inteligjencë mesatare, për të dhënë mendim apo arritur në konkluzion. Po kështu, nëse ju s’jeni tërësisht të sigurtë se keni përgjigjen e duhur apo një ide brilante, ju nuk flisni fare. Përpjekja juaj në fakt qëndron në faktin që shumë njerëz përreth jush nuk e njohin mënyrën se si funksionon procesi juaj i të menduarit, dhe ata ngatërrohen e ju shohin si person të cuditshëm, të mbyllur apo të painteresuar.
- Puna juaj ju mërzit kollaj
Nevoja që ka truri juaj për t’u sfiduar vazhdimisht me ide të reja e më të mëdha mund ta shndërrojë një punë që dikur ju ngazëllente, në një punë të zakonshme e të mërzitshme, teksa ju shteroni gjithë mënyrat për të qenë krijues në të. Kjo mund të shndërrohet në një luftë të përditshme për të përfunduar detyrat tuaja. Po kështu, në shumicën e rasteve, shefit nuk i bëhet vonë për dëshirat tuaja, ai do vetëm që puna të kryhet.
- Ndonjëherë ju keni paralizë veprimi
Eshtë e vështirë të jesh tip mendimtar në një botë plot me njerëz që vlerësojnë veprimin në vend të ideve. Teksa ju jeni shumë të konsumuar me ide të ndryshme, ndonjëherë mund t’ju mungojë impulsi i veprimit. Fatkeqësisht, njerëzit priren që ta ngatërrojnë këtë tipar me dembelizmin, gjë që ju bën të ndiheni të nënvlerësuar.
- Konsideroheni shoqërisht i sikletshëm
Sikur të mjaftojnë këto, beteja juaj e radhës vjen si rezultat i paraardhëseve. Nëse ju nuk ndiheni rehat gjatë bisedave të parëndësishme, nuk flisni me siguri, nuk frymëzoheni nga ide të vjetra, apo ndiheni më rehat me idetë se sa me ekzekutimin, njerëzit kanë prirjen t’ju shohin si të sikletshëm shoqërisht. Ata nuk e dinë se kjo vetëm sa vendos më shumë presion mbi ju, duke ju bërë të ndiheni më të vetëdijshëm për sjelljen tuaj sociale.
- E keni të vështirë të bini në dashuri
Në fund, kërkimi juaj për dashurinë është pak më i lodhshëm se sa i personave mesatarë. Përderisa jeni shumë më të matur, analitikë dhe të pavarur se sa pjesa tjetër, ju keni prirjen t’ju ngatërrojnë si tip të ftohtë. Po kështu ndonjëherë ju mungon spontaniteti, gjë që bën të humbasë interesi tek ju./bota.al