![Israeli Prime Minister Netanyahu holds a press conference in Tel Aviv](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/12/PRHXWAQOJRLNXD6HRGD34F7OBA-675x450-1.jpeg)
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS
Pas konfuzionit që krijoi Donald Trump me propozimin për rindërtimin e Rripit të Gazës të rrafshuar nga lufta izraelite, duke larguar prej andej banorët palestinezë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hedh idenë e shpërnguljes së tyre të përhershme në Arabinë Saudite.
“Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez brenda Arabisë Saudite. Kanë hapësira të bollshme atje.”
Në një intervistë për një televizion izraelit gjatë vizitës në Uashington, Netanjahu shuan çdo shpresë se do të pranojë që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtetet ngjitur me njëri-tjetrin.
Arabia Saudite refuzon të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, nëse nuk lejon krijimin e shtetit palestinez, pavarësisht se në këtë intervistë Netanjahu shprehu bindjen se Riadi zyrtar do të pranojë shkëmbimin e ambasadorëve.
Netanjahu e mbështeti propozimin e Donald Trumpit, i kundërshtuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar për shpërnguljen e banorëve të Rripit të Gazës në funksion të rindërtimit, ndonëse shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka sqaruar nëse plani i tij rikthimin e tyre pas përfundimit të këtij procesi.
Rikthimin e banorëve të Gazës e ka pohuar vetëm Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio.