
Oriela Nebijaj ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes. Moderatorja, e cila aktualisht drejton emisionin “Përputhen” do të zëvendësojë kështu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën që u dorëhoq dje. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Panorama.
Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.