Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka marrë sot nënshtetësin shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës.
“Dhurata”, drejtuesit të kuqezinjve i është bërë drejtpërdrejt në një eveniment festiv me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Teksa ka mbajtur fjalën e tij, kryeministrit Edi Rama ka ftuar në skenë presidentin Bajram Begaj dhe Silvinojn.
“Sot së bashku me presidentin duam të të deklarojmë një qytetar shqiptar”, tha Rama teksa në skenë u ngjit Silvinjo.
“Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë legale, unë po i bëj një kontratë legale duke e legalizuar si shqiptar”, shtoi presidenti Begaj.
Pasi lexoi dekretin, Rama ia dorëzoi atë Silvinjos. Trajneri i kuqezinjve shprehu emocionet dhe tha se është i lumtur të kontribuojë në sportin shqiptar.
Në fund, Rama ka njoftuar se do të pajisë me pasaporta diplomatike të gjithë stafin e kombëtares shqiptare.
“Kur u kualifikuam u dhamë pasaporta diplomatike, por pas katër vitesh nuk u kualifikuam dhe afati u dogj. Ndaj është koha të ta vendosim sërish afatin, dhe me këtë do të përfitojnë të gjithë futbollistët”, u shpreh Rama.