Kuvendi i Shqipërisë të enjten e 31 marsit ka miratuar Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës. Sipas vendimit të qeverisë prej ditës së sotme, paga minimale në vend nuk do të jetë më 30 mijë lekë por do të jetë 32 mijë lekë.
Ky vendimi i qeverisë që hyn sot në fuqi, ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik por si pasojë e çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës afati u afrua për në prilli.
Nga kjo e premte ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani.
Po ashtu ndryshon tatimi për shtresën e mesme, pasi të gjithë qytetarët që kanë pagë mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13%, deri në fund të marsit 2022, tatim 13% paguanin qytetarët që merrnin nga mbi 30-150 mijë lekë, ndërkohë qeveria ka vendosur që pagat mbi 200 mijë lekë të tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte që pagat mbi 150 mijë lekë tatoheshin 23%. Nga dita e sotme do të rriten edhe pensionet.
7 pikat e Rezistencës Sociale
E para është derdhja e menjëhershme e 3.6 milionë lekëve për të indeksuar pensionet. Pika e dytë do të jetë kompensimi i çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues.
Pra Qeveria do të japë 3 mijë lekë të vjetra për disa kategori pensionistëve, personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët me ndihmë ekonomike.
Gjithashtu, pika e tretë do të jetë mbështetja për fermerët, me naftë pa taksa do të shkojë në 1.5 miliardë dollarë.
Pika e katërt është mbështetja për qytetarët që përdorin linjat urbane, duke depozituar 500 milionë lekë. Kështu nuk do të preket çmimi i biletës.
Po ashtu, do të futet në fuqi ligji, për përgjysmim e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetra.
Pika e gjashtë është rritja e pagës minimale, që shkon në muajin prill 320 mijë lekë të vjetra.
E fundit është mbrojtja e çmimit të energjisë duke depozituar 200 milionë dollarë