Ta fiksoni mirë këtë logo dhe drejtorin që harxhon taksat e popullit edhe për llastikë lekësh miq!

Drejtori i OSHEE Adrian Çela ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë mbi 400 MLN Lekë me TVSH për logon e OSHEE në zyrat administrative dhe qendrat e kujdesit ndaj klientit.

Teksa OSHEE i ka kaluar thuajse të gjitha shërbimet online drejtori Çela do shpenzojë gati gjysmë miliard lekë nga taksat e popullit që në zyrat e OSHEE të jetë logoja me simbolin e llambës.

Kompania fituese do të përfitojë shumën galopante nga fondet publike më 4 Janar 2023, dhuratë për festat e fundvitit dhe do ta kryejë shërbimin për 2 vite.

Brandimi i zyrave dhe sporteleve do të bëhet me specifikat e mëposhtme për OSHEE nga kompania fituese.