Administratori i OSHEE, Ardian Cela , i perceptuar dhe i akuzuar si një ‘pitonët’ e aferave me tendera në vend, është parë të rrihet me grushte dhe sende të forta disa ditë më parë.

Mësohet se Adrian Çela është dhunuar në parkingun e qendrës tregtare “Cassa Italia” në Tiranë.

Sipas burimeve, Çela është rrahur nga i njëjti person, i cili rrahu Vangjush Dakon disa muaj më parë. Bëhet fjalë për një person me ngarkesa të shumta kriminale që komandon drejtorët e Ballukut, ku edhe i rreh herë pas herë.

Për këtë skandal të paprecedentë janë në dijeni edhe ambasadat më të rëndësishme në Tiranē dhe shumë shpejt pritet një reagim i fortë dhe sanksione.

Si Dako, ashtu edhe Çela, të cilët janë pjesë e një klani interesash, nuk e kanë denoncuar dhubuesin në polici.

Dhunimi i Ardian Çelës është pasojë e një lufte të tij të heshtur, por të egër, me ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndarjen e tenderave me vlerë dhjetëra miliona euro.

Sherri me Ballukun, rrihet Ardian Cela i OSHEE

Ardian Çela me grupin e tij ka tentuar të dalë jashtë ombrellës së Ballukut, duke ndarë tenderat të një rreth klientësh dhe duke marrë vetë përqindjet.

Balluku, nga ana e saj, ka kërkuar që përqindja e tenderave të shkojë tek grupi i saj dhe më pas të bëjë ajo ndarjen sipas rolit në operacionet e korrupsionit.

Në këto rrethana, Balluku ka ndërhyrë duke sajuar një post dhe vendosur një drejtor-ushtar të saj në OSHEE sa i takon procedurave tenderuese, duke e nxjerrë jashtë loje Çelën.

Megjithatë, përplasjet për kompetenca kanë vijuar brenda OSHEE, me debate verbale dhe fizike.

Në këto rrethana, Balluku ka hedhur në veprim njeriun e krimit, për të vendosur ‘rendin’.

Si u rrah Dako

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është rrahur barabarisht 4 ditë më parë në Durrës.
Dako është dhunuar pas një debati për motive të dobëta në një ambient në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjes së personave të tjerë, Dako ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ka marrë ndihmë mjekësore në një spital privat.
Ish kryebashkiaku i shpallur në listën e zezë nga SHBA nuk ka bërë denoncim në polici, nuk dihet për shkak të kërcënimit, motiveve apo për arsye të tjera.
Nga ana tjetër, policia, edhe pse në dijeni të ngjarjes dhe të emrit të personit që ka dhunuar Dakon, nuk ka bërë asnjë veprim