Dy banorët që ndejtën larg dasmës së organizuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin Dea dhe Amosi.

Teksa Kiara dhe Luizi bën një martesë të supozuar dhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë, Dea dhe Amos po komentonin pamjen nga larg.

Aktori u shpreh se lumturia e çiftit ka për të zgjatur vetëm për pak kohë e më pas do të kthehet çdo gjë normalitet, ndërsa Luizin e krahasoi me personazhin e mbretit tek filmi vizatimor Shrek.

Mirëpo, gjithashtu një deklaratë e rëndë është dëgjuar të thuhet nga Amosi.

Teksa Luizi po digjte shaminë e beqarit, ai është shprehur:

“Inshallah digjet i tëri dhe inshallah uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë”.

Nga ana tjetër, publiku i ka etiketuar Amosin dhe Dean si dy personazhe negativ për shkak të komenteve dhe qëndrimit që mbajtën gjatë dasmës.