Protesta që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka bërë bashkë deputetë e ish-deputetë demokratë, si dhe aleatët opozitarë.

Ata janë mbledhur në protestën e thirrur nga Sali Berisha e Ilir Meta, për të protestuar kundër qeverisë, ndërsa disa prej tyre pritet edhe të mbajnë fjalim në podium.

Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Bardh Spahia janë disa nga deputetët e ish-deputetë që janë pjesëmarrës në opozitë.

Nga aleatët opozitarë janë Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.

Përmes një fotoje, Salianji theksoi se bulevardi është plot, ndërsa pohoi se sheh mllef tek qytetarët për keqqeverisjen.

Mesazhi i Salianjit:

Bulevardi dhe sheshet plot!
Sikletet e pushtetit të tejzgjatur dhe të pa merituar kanë nisur t’i shfaqen Edi Ramës e kjo është një faturë që do të duhet ta paguajë patjetër!
Shoh mllef tek qytetarët për keqqeverisjen!
Dita po vjen ✌️🇦🇱