Kamionë të mbushur me celularë dhe laptopë, të cilët po vidhen në Suedi janë kthyer në shqetësim të madh në vend. Mediat suedeze raportojnë se celularët dhe laptopët shiten në vendet e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri, Serbi dhe Kroaci.

Rasti në fjalë, ka të bëjë me grabitjen e një kamioni, në shkurt të vitit 2021. Ngarkesa e cila vinte nga Evropa Juglindore, zbuloi se telefonat celularë përdoren në Kroaci, Serbi dhe Shqipëri. Sipas policisë suedeze, dëmi i kësaj vjedhjeje shkon deri 58 mln euro në vit. Një muaj më vonë, i njëjti kamion ngarkohet me 100 laptopë të vjedhur.

“Ne shohim një qarkullim shumë të shpejtë të mallrave që nga momenti kur ato vidhen, vijnë në qendrën e pritjes, ku një kamion nga vendet e tjera ngarkohet dhe bëhet gati për të dalë jashtë vendit” shprehet prokurori Marten Alvinsson.