
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri duket se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në qytet. Butrinti është gjobitur nga policia e Tiranës me 60 mijë lekë.
Makinën e kishte të veshur me xhama të zinj dhe pa leje.
Kujtojmë se Imeri ka publikuar disa ditë më parë në Instastoryn e tij fillimisht foton e një çifti në momente intime. Ndonëse ai nuk e zbuloi fytyrën e asnjërit ka të ngjarë që të jetë thjeshtë një foto e marrë nga Interneti.
Më pas Butrinti ka publikuar foton e Jack dhe Rose pa asnjë koment. Nuk dihet arsyeja se pse Butrinti u bë papritur kaq romantik por në mediat sociale nisën aludimet. Nuk përjashtohen mundësitë që përmes këtyre fotove, Butrinti të jetë duke paralajmëruar këngën e re.