Një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzore që mashtronin gra dhe vajza emigrante nga Rusia dhe Ukraina për t’i shfrytëzuar më pas për prostitucion në Greqi, ranë në prangat e policisë dhe morën nga drejtësia greke dënimin maksimal.

Protothema.gr shkruan se grupi kriminal i ftonte gratë nga Rusia dhe Ukraina duke i ofruar punë si kameriere në Greqi.

Por ky ishte vetëm një pretekst.

Kur emigrantet mbërrinin në tokën helene trafikantët i mbyllnin në apartamente dhe i detyronin të kryenin prostitucion dy me tre herë në ditë për 60 me 70 euro.

Rrjeti i trafikantëve u çmontua pas një operacioni nga autoritetet greke EL.AS. Efektivët arrestuan një 25-vjeçare në Thraki Greqi Veriore, e cila për dy vite u detyrua të punonte në prostitucion për 60 me 70 euro në ditë.