Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit në Laç, ku viktimë mbeti Klisman Preçi ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi.
Në një postim në rrjete sociale ai paralajmëron se pas atentatit ku humbën jetën tre persona në Fushë Krujë, të tjera ngjarje të rënda do ta pasojnë atë këtë verë.
“Dhe nuk jane mbushur ende te shtatat, nga atentati me 3 te vrare mbi uren e Fushe Krujes…
Sherbimi zjarrfikes ne gatishmeri, makines se atentatit shpejt do ti dale tymi…
Sezoni veror vazhdon….”, shkruan Hoxha.