Ka nisur me një situatë të papritur emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj.
Që në nisje, Donaldi dhe Romeo kanë rikthyer në formë imitimi takimin e ish-banorit të BBV me Bora Zemanin. Pasi balerinat përfunduan performancën, Romeo dhe Donaldi zhvilluan një dialog të shkurtër, ku nuk munguan notat e humorit:
Romeo: Që kur i kam thënë ndiq zemrën tënde ka ikur për lesh.
Donaldi: Po iki me balerinën. Erdha të dilja pak te promo, sa të bëja içik zhurmë, dhe do iki s eunë jam artist, unë jam piktor.
Romeo: Më ndihmo në puntatën e parë, të të bëj nja dy pyetje, të më japësh nja dy lajme.
Më tej ata kanë imituar disa fragmente nga takimi i tij në BBV me moderatoren Bora Zemani, ku Romeo i gjuan me shuplaka drejt fytyrës Donaldit.
Gjatë “performancës” ata zhvilluan një dialog të shkurtër me fjalët që moderatorja i tha atij gjatë takimit.