Rusia bën me dije se do të ndalojë luftimet prej orës 10:00 për të zbatuar marrëveshjen e vetme të rënë dakord në raundin e dytë të negociatave me Ukrainën që u mbajtën në Brest.
Sipas Moskës zyrtare, armëpushimi i përkohshëm do të jetë për qytetet e Mariupol dhe Volnovakha për t’iu lënë kohë banorëve të largohen në të ashtuquajturat korridore humanitare.
Ende nuk është e qartë se sa një lëvizje e tillë do të jetë efektivë pasi shumë ukrainas kanë deklaruar se nuk do të largohen nga vendi dhe pjesa më e madhe e tyre janë rreshtuar në krah të Rezistencës kundër trupave ruse.