Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi qytetin e Vlorës këtë të hënë, ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar.

Viktima, ndërtuesi Armando Meshau ka qenë në një kancelari për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër, që ka qenë në të njëjtat ambiente.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë.

Meshau ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale.

Më pas sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.