Një gjyshe 80-vjeçare me kullë 50 kate në Tiranë, gati edhe si Investitore Strategjike. Skema Fatmir Merkaj – Redi Struga dhe Shefikat Ngjela në mes të Tiranës

Sofije Merkaj, 82-vjeçe, lindur më 1942 në Gllavë të Skraparit. Sofije Merkaj është nëna e Fatmir Merkajt, ish-shoferi i Ilir Metës, i lakuar në media si mbulesa e pasurive të kreut të Partisë së Lirisë, do të ndërtojë kullën 50 kate në Tiranë dhe që po bën gati letrat një resort, Delta Bay, si investitor strategjik.

Nga Bami te Ilir Shtufi , Redi Struga , “Barcelona” dhe “Erdogan”, kush janë kullaxhinjtë më të rinj të Tiranës

Miratimi për ngritjen e kullës është dhënë në mbledhjen e zhvilluar këtë fillim korriku nga Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye kryeministrin Edi Rama.

Kulla do ndërtohet nga “Xh & M” sh.p.k (ish Merkaj), “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k, në Rrugën “Teodor Keko”, Tiranë. Sofije Merkaj është pronarja e kompanisë “Xh & M” sh.p.k. Sipas Prapaskenës, në vitet 2008 dhe 2010, Fatmir Merkaj zmadhoi kapitalin e kompanisë, ndërsa në vitin 2011, ia shiti Islam Begajt për rreth 400 mijë euro.

Me 30 qershor 2018, kapitali i shoqërise bëhet 240.000.000 lekë ose rreth 2.4 milionë euro dhe më 24 gusht të të njëjtit vit, Fatmir Merkaj ia blen sërish kompaninë Islam Begajt, por për 100 mijë lekë.

Një kompani që blihet për 400 mijë euro, me kapital 2.4 milion euro që shitet 100 mijë lekë?

Një gjyshe 80-vjeçare me kullë 50 kate në Tiranë, gati edhe si Investitore Strategjike.  Skema  Fatmir Merkaj - Redi Struga dhe Shefikat Ngjela në mes të Tiranës
Një gjyshe 80-vjeçare me kullë 50 kate në Tiranë, gati edhe si Investitore Strategjike. Skema Fatmir Merkaj – Redi Struga dhe Shefikat Ngjela në mes të Tiranës
DOKUMENTI

Për të marrë në zotërim kompaninë, ish-shoferi i Metës, Fatmir Merkaj ka futur në lojë nënën e tij Sofije Merkajn, 82 vjeçe.

Gjyshja 82 vjeçe me kullë 50 kate në Tiranë, kandidate

KONTRATA

Emri i Fatmir Merkajt është lakuar më herët edhe në dëshmitë e dhënë nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti dhe Agim Rrapaj si një mbulesë e Metës.

si një linjë e vjetër korrupsioni dhe pastrimi parash i Ilir Metës. Merkaj ka shërbyer si shofer i Ilir Metës.

Në vitin 2011, Dritan Prifti deklaronte:

“Fatmir Merkaj, mbulesë e Ilir Metës në biznese me 20 për qind në hidrocentrale dhe pallate e vila në Tiranë dhe Gji të Lalëzit. Berisha synon që Meta të bëhet kreu i opozitës?”- thoshte Prifti në vitin 2011.

“Unë mbaj mend, që në muajin korrik të vitit 2009, unë së bashku me Fatmir Merkajn, jemi takuar në Dhërmi në plazh, në hotelin e Fatmir Merkajt me Ilir Metën. Ata njiheshin që më parë vetë dhe nuk janë prezantuar prej meje. Nuk i di rrethanat e njohjes së tyre dhe nuk ka rënë ndonjëherë muhabeti për këtë,”- deklaronte Agim Rrapaj.

“Merkaj shpk”, lindi si bashkimi i shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, për të cilin Meta u shfaq në video-aferën me Priftin.

Ndërsa pas kompanisë së dytë Alfazed, sipas Prapaskenaqëndron biznesmenia Shefikat Ngjela, e cila ia ka kaluar aksionet të bijës, blogeres dhe financieres Ersi Ngjela. E njohur si pjesë e botës së modës tashmë financiere e kompanisë së familjes së saj, Ersi Ngjela do t’i futet fushës së biznesit dhe ngritjes së një kulle me 50 kate, bashkë me Fatmir Merkajn