Opinionisti Arjan Konomi ka bërë një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale që kanë dyshime në lidhje me aksidentin e rëndë që ai pësoi në Jordani.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Konomi shprehet se ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e tij, të cilët shprehen se si është e mundur që në video ai shfaqet një herë me dorën e majtë në allçi dhe një herë me dorën e djathë. Opinionisti i revoltuar nga këto pyetje ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta.
“Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, më xhiron dikush del e transformuar krahur.
Unë e kam pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”– shprehet Arjan Konomi në videon e publikuar.
Pak kohë më parë Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehu se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është e mirë.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye.”– tha Arjani gjatë videos.
Opinionisti dha më pas detaje rreth aksidentit që i ndodhi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua.