Komenti i autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, në foton e parë të Borës dhe Donaldit që pas BBV, mori jo pak vëmendje.

Kjo pasi disa muaj më parë kur Donaldi nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Olsa e thumboi hapur aktorin. Por në foton e Borës u duk se Olsa është e lumtur për ribashikimin e saj me Donaldin. Të paktën kështu la ajo të kuptohet me komentin e saj në foton e Borës.

“Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkroi Olsa.

Olsa Muhameti është përballur së fundmi me vetë Donaldin pasi ishte e ftuar në emsionin “Më Lër të Flas” përballë tij dhe Romeo Veshajt.

Donaldi: Olsa një herë kështu një herë ashtu, një herë ka thënë diçka për Donaldin dhe tani po flet ndryshe.

Romeo: Një herë Olsë e lavdëroje një herë e shaje, pastaja e lavdëroje prapë.

Olsa: Unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion tani që njoh nga afër të lavdëroj. Sepse të njoh.

Çfarë deklaronte Olsa Muhameti disa muaj më parë?

Kur Donaldi shprehu brenda BBV se Beatrix është “ajo që dua”, Olsa reagoi menjëherë në mbështetje të Bora Zemanit. Megjithatë, ajo nuk la pa ironizuar dhe thumbuar Donaldit.

Në një postim në Instastory ajo shkruante: “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”

Kujtojmë se Olsa u pyet pak kohë më parë nëse ka ndonjë krisje mes saj dhe Borës. Ajo e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur me superlativa për moderatoren. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze.

“Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak shoë-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.