Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi tetorin e vitit të shkuar një mori lejesh ndërtimi, ndër të cilat ishin të paktën edhe tre kulla të reja pranë qendrës së Tiranës, si edhe të tjera, kryesisht në zonën bregdetare të Jugut të vendit.
Në listën e miratuar nga Rama, për Tiranën është edhe kulla 28-katëshe tek Liqeni në pronësi të Adriatik Dudajt, bashkëshortit të botueses së njohur Arlinda Dudaj.
Kompania që do ndërtojë kullën është “Vistas Enterprises”, ku Arlinda rezulton ndër të tjera, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë.
Kulla do të ndërtohet në hyrje të Liqenit artificial tek universiteti “Marin Barleti” dhe do të jetë “strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë.