
Një person ende i paidentifikuar ka vendosur gjurmues poshtë automjeteve të një shtetasi në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2, rreth orës rreth orës 03:30 një person i dyshimtë afrohet drejt dy makinave të shtetasit Eris Cekanit dhe vendos sende të dyshimta.
Burime bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë, pasi ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.
Fillimisht është dyshuar për eksploziv, ndaj është sjellë nga Tirana grupi i shpërthimeve të kontrolluara. Pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Cekani, i cili kohët e fundit ka pasur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan