Nga Denis Dyrnjaja

Bigët nuk njohin as Stive Jobs krijuesin e apple. Është e kotë pastaj të pretendosh të njohin; Albert Einstein, Isaac Newton, Pitagorën, Sokratin, Dostoevskyn, Balzac, Shekspir e shumë figura me peshë të madhe në kohëra, që me kontributin e tyre kanë emancipuar botën ku jetojmë sot, ndërkohë që nuk njohin as inovatorët e kohës që jetojnë dhe vetë.

Stive Jobs! Pyetje të tipit: Çfarë është ky? E kam dëgjuar diku apo si emër i dëgjuar, tregon sa të painformuar dhe të zhytur në injorancë janë brezat që po vijnë të cilët vetëm hanë, dhjesin dhe bëjnë sex. Pra njëlloj si kafshët që kryejnë vetëm procese fiziologjike. Edhe ato se njohin Stive Jobs, por ato janë të justifikuara sepse u mungon arsyeja dhe nuk mbajnë as iPhone sikurse mbajnë qeniet që rrinë mbi dy këmbë. Pra njerëzit!

Pra mes shqetësimit që bigët nuk njohin Stive Jobs dhe a do bëjë Klara me Luizin sex në publik, askënd nuk shqetësoi injoranca dhe padija e thellë e atyre që janë shndërruar në idhuj e modele shoqërore, madje as organizatorë e mentorë.

Injoranca është më e poshtër edhe se një ideologji fjala vjen fashizmi apo nazizmi. Dhe kur ajo ngrihet në piedestal publik shoqëria ka prekur fundin.