Një varg i madh makinash doli sot nga Tirana. Dikush për në Durrës, dikush në Elbasan dhe shumica në rrethinat e Tiranës.
Trafiku ishte i rënduar, gazi i lëshuar nga makinat, helmues.
Kjo nuk i ndali ata. Të gjithë shkuan për të ngrënë MISH!
Dikush shqeu një pulë, disa të tjerë një kec apo qëngj, më tej po shqyhej një bërxollë viçi, kurse në të kamurit ishin te vera e bardhë dhe krudot, megjithatë e përbashkëra e menusë ishte MISHI.
E përbashkëta e këtij populli është se vdes të shqyejë mish në fundjavë, ndoshta prandaj edhe jemi kaq të egër me njeri-tjetrin! / Gazeta Jonë