Tre muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë, një sërë dëshmish janë dhënë jo vetëm nga i akuzuari dhe nga personat e tjerë të përfshirë, por dhe familjarë.

Por sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, publikimi i deklaratave në polici është në bërë në mënyrë të qëllimshme të humbur vëmendjen nga pista e prokurorëve që mendojnë se ka lidhje me nja vajzë të zhdukur në Ferizaj.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, eksperti tha se veç zhdukjes së shoqes së Liridonës, mund të bëhet fjalë për një aktivitet të paligjshëm në Suedi, për të cilin e ndjera kishte informacion.

“Nuk ishte e nevojshme të publikoheshin deklaratat e para. Publikimi mund të jetë për të çorientuar pistat reale të hetimit. Unë kam thënë se jeta e të ndjerës është marrë për shkak të sekreteve që ka pas. Ishte një mikeshë e saj nga Ferizaj, fati i saj ende nuk dihet. Ndërlidhet me marrëdhëniet që kanë pasur, e zhdukura në Suedi ishte mikeshë e Liridonës. Dyshimet e mia personale, kemi të bëjmë me një organizim vrasje nga persona që nuk janë të ndaluar, për shkak të informacioneve që kishte e ndjera. Prandaj i dyshuari kryesor ka gjetur mënyrën më të mirë duke thënë se ishte i pranishëm gjatë vrasjes. Vrasja ka të bëjë me info që posedonte e ndjera për aktivitete të kundërligjshme në Suedi. Babi i Naim Murselit së pari ka deklaruar, Liridona mund të kishte pasur sekretë që i kanë kushtuar jetën. Mbase për një shmangie tatimore në shtetin e Suedisë me vlerën e 30 mln eurove, të cilët nuk janë të arrestuar”, tha eksperti.