IMG_0132

Lajmi i hidhur për vdekjen e aktorit legjendar Gene Hackam tronditi dje botën e filmit.

Ai dhe gruaja e tij Betsy Arakawa, si dhe qeni i tyre, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Vdekja e tyre është cilësuar si “e dyshimtë” nga grupi hetimor.

Telefonata me policinë

Në të njëjtën kohë u bë publike edhe biseda telefonike mes punonjësit që gjeti trupat e pajetë dhe autoriteteve policore.

Në lidhje telefonike, punonjësi dëgjohet teksa përshkruan skenën duke parë përmes një dritareje.

I pyetur “a janë të vetëdijshëm?” nga autoritetet, ai përgjigjet me ankth: “Jo, jo, jo. Ata nuk lëvizin. Dërgo dikë këtu shpejt.”

Dyshimet

Vajza e dy herë fituesit të Oscar-it, Elizabeth Jean Hackman, tha se familja dyshon për helmim nga monoksidi i karbonit.

Sipas raportimeve, ata kishin vdekur për më shumë se një ditë dhe hetuesve iu deshën 12 orë për të identifikuar trupat.

Mediat e huaja raportojnë se trupat ishin tashmë në fazën e dekompozimit dhe se çifti besohet të ketë vdekur prej rreth dy javësh.

Rezulton se fqinjët nuk i kishin parë për rreth dy javë, gjë që i mbështet më tej këto teori.

Daily Mail raporton se ka një urdhër policor që tregon se trupat e aktorit dhe gruas së tij ishin “mumifikuar” pjesërisht kur u gjetën, dhe një shishe e hapur me ilaçe me recetë u gjet pranë trupit të gruas. Nuk dihet ende saktësisht se për cilat ilaçe bëhet fjalë.

Trupat e çiftit u gjetën në dhoma të ndryshme të shtëpisë.

Betsy Arakawa u gjet në një banjë në katin e parë, e shtrirë në anën e djathtë.

Ndërsa aktori u gjet në një dhomë të veçantë pranë kuzhinës, i veshur plotësisht dhe me syze dielli.

Hetuesit besojnë se është e mundur që aktori të jetë rrëzuar para vdekjes.

Edhe pse vajza e tyre dyshon për helmim nga monoksidi i karbonit, zjarrfikësit raportuan se nuk gjetën shenja të një rrjedhje gazi.

“Vdekja e dy individëve është mjaft e dyshimtë për të garantuar një hetim të plotë, pasi fqinji e gjeti derën e përparme të shtëpisë të pasiguruar dhe të hapur,” thuhet në urdhrin e kontrollit.

Çifti kishte tre qen, njëri prej të cilëve kishte ngordhur. Hetuesit gjetën trupin e pastorit gjerman në një dollap pranë banjës, jo shumë larg trupit të Betsy-t.

Dy qentë e tjerë u gjetën të gjallë, njëri qëndronte pranë Betsy-t, ndërsa tjetri endej nëpër oborr.

Hetuesit thonë se dera e përparme e shtëpisë ishte e hapur, por ata nuk gjetën shenja të një thyerjeje.

Një vdekje misterioze: Çfarë ndodhi me aktorin Gene Hackman dhe

Çfarë i habiti autoritetet?

Duke bërë thirrje për një “hetim të plotë”, zyrtarët në deklaratë cituan një sërë gjërash që i habitën hetuesit: dera e përparme e hapur, ngrohësja në dyshemenë e banjës, shishja e hapur me pilula të shpërndara, prania e dy qenve të gjallë dhe një i tretë që ishte i ngordhur, fakti që Hackman ishte në një dhomë të veçantë nga bashkëshortja dhe se nuk kishte shenja të dukshme të rrjedhjes së gazit.

Pas gjetjes së çiftit, autoritetet kontrolluan pjesën tjetër të pronës dhe nuk gjetën asgjë tjetër, thuhet në deklaratë.

Të gjitha ndërtesat e tjera në pronë dhe garazhi ishin të mbyllura dhe nuk kishte asnjë tregues se shtëpia kishte rënë pre e një vjedhjeje.

Megjithëse nuk kishte asnjë tregues të qartë të një ngjarjeje kriminale, hetuesit nuk po përjashtojnë asnjë pistë./gazetajone