
Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një ndodhi të frikshme që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje. Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Karamuço shkruan se një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Deri këtu nuk ka asnjë problem dhe asgjë të çuditshme! Por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij. Në të njëjtin postim, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të gjithë çfarë po ndodh në një nga poligonet e Tiranës.
“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”-shkruan ai në Facebook.
Por a janë autoritetet në dijeni të kësaj ngjarjeje? Kush të jetë vallë personazhi i njohur që do të “zhdukë” vjehrrën e saj? Edhe nëse ka ndodhur ndonjëherë për shaka, autoritetet duhet të ishin vënë në lëvizje. Nëse ka ndodhur, a kanë vepruar apo janë stepur nga statusi “VIP” i personazhit në fjalë?