Edna Sheppard është një grua 100-vjeçare që vijon të shkojë në palestër 3 herë në javë, duke vërtetuar se mosha është thjesht një numër.
Gruaja australiane është e abonuar në palestër prej 40 vitesh dhe nuk mungon në asnjë seancë. Ajo madje ngre pesha, duke mbajtur 5 kg në secilën dorë.
“Më pëlqen shumë të stërvitem, më bën të ndihem mirë. Është shumë e rëndësishme që të mbash trupin në lëvizje”. E nisa palestrën duke çuar burrin, pasi doli në pension. Nuk doja që të më rrinte kot në shtëpi gjithë ditën dhe e regjistrova në palestër. Vendosa që të shkoja edhe vetë pastaj, tha Edna.