Edhe pse kosiderohet si një ndër personazhet më të ndjekur, reperi e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij private.
Prej vitesh i deklaruar si beqari më i kërkuar pas shumë thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm. Në daljet e tij publike Noizy pohonte gjithmonë se do ta shikonim single për shumë gjatë. Por si duket gjërat kanë ndryshuar.
Në emision i vendosur përballë Xheraldinës , tek në “N’majë t’gjuhës”, duket që Noizy tha shumë gjëra edhe pse në majë të gjuhës.
Mes batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. E si duket, Noizy e ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt do planifikojë edhe dasmën.
Sigurisht, për të mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.
“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet reperi.
Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke e konfirmuar kështu se doli më në fund një vajzë që t’ia fitojë zemrën reperit.
Noizy është treguar tejet diskret dhe ka preferuar që ta mbajë partneren gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Duke qenë se partnerja e tij nuk është pjesë e showbizzit, edhe ajo vetë preferon të qëndrojë larg kësaj bote.