Marrëdhënia mes këngëtares Rihanna dhe producentit Rakim Nakache Mayers, i njohur më mirë me emrin artistic ASAP Rocky thuhet se ka marrë fund.

Pas gati një viti e gjysmë që kanë bërë publike lidhjen e tyre, dhe teksa presin lindjen e foshnjes, mediat e huaja shkruajnë se marrëdhënia e tyre u ndërpre, për shkak se ASAP Rocky e ka tradhëtuar këngëtaren.

Ishte Louis Pisano, një influencer dhe komentues i modës, i cili ndezi thashethemet për ndarjen e çiftit.

Në Instagram, ku ka 130 mijë ndjekës dhe në Twitter, ku më shumë se 19 mijë ndjekës, bëri një postim të papritur.

“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e ka zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, shkroi Pisano.

Amina Muaddi reagoi për herë të parë dhe shkroi:

“Unë gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë dhe përhapja në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër. Unë fillimisht supozova se ky thashethem I sajuar me qëllim keqdashës nuk do të merret seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit kujtova se jetojmë në një shoqëri që është e shpejtë për të folur për gjëra pa baza dhe pa limite. Prandaj më duhet të flas pasi nuk bëhet fjalë vetëm për mua, por dhe për njerëz që i dua dhe i respektoj,” – shkroi stilistja.

Ajo i uroi të gjithëve pashkë të mbara dhe tha për ndjekësit se do I rikthehej bizneseve të saj pa u fokusuar te thashethemet.