Romanca e dashurisë mes Rihanna-s dhe Rakim Nakache Mayers, i njohur me emrin e tij artistik A$AP Rocky, mund të ketë marrë fund. Ky është lajmi që po bëhet viral në rrjet ditën e sotme.

Teksa çifti po priste të vinte në jetë fëmija i tyre i parë dhe pas gati një viti e gjysmë që kur bënë publike lidhjen, në internet po qarkullon një lajm se artisti ka tradhtuar këngëtaren e famshme.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur një influencues, Louis Pisano, i cili numëron 130 mijë ndjekës në “Instagram” dhe më shumë se 19 mijë në “Twitter”.

Ka mjaftuar një postim i tij në rrjetet sociale dhe të gjithë të komentojnë nëse është e vërtetë apo jo ndarja e çiftit të famshëm.

“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Në pak minuta statusi i tij, i cili gjithashtu thekson se tradhtia ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris, arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe retweet-et arritën në mbi 2400.

Ndërkohë shumë fansa të 34-vjeçares nga Barbados janë të mendimit se partneri i saj nuk mund të ketë bërë një veprim të tillë. Duke parë llogaritë e tyre përkatëse në “Instagram”, Rihanna dhe Rocky të dy ende ndjekin njëri-tjetrin.