Pas ndarjes së bujshme të Gerard Pique dhe Shakirës, u aludua se shkaku i kësaj ndarjeje është një ‘dashuri e re’ për futbollistin e Barcelonës. Vajza në fjalë është 22-vjeçe, me iniciale C.M., dhe ka folur për emisionin “Telecinco” në një lidhje telefonike prej më shumë se 15 minutash.

Sipas mediave të huaja, dëshmia e saj i kthen “përmbys” çdo aludim të deritanishëm për situatën e Piques. E reja ka deklaruar të vërtetën duke u shprehur se nuk e njeh Piquen, dhe se ka ndodhur keqkuptim pasi e kanë aluduar për shkak të përshkrimit të vajzës.

Gjatë deklaratës ajo ka thënë se dëshiron të mbetet anonime.

“Dua të sqaroj se nuk e njoh fare Gerard Piquen, më kanë lidhur pa kuptim me të për shkak të përshkrimit të vajzës së supozuar dhe më kanë dhënë rolin duke përfituar nga fakti se nuk kam shoqëri.) Nuk jam unë dhe nuk e njoh, ndaj te lutem me lini të qetë, njerëzit po me shajnë për gjëra që nuk kam bërë, çdo gjë që del me emrin tim do ngre padi. Mendoj sepse kanë nevojë për dikë që të shmangin problemin dhe të ngatërrojnë situatën, megjithëse ajo që më kanë thënë është se vajza e vërtetë është do të dalë së shpejti, shpresoj që kështu të më lënë të qetë dhe të mund t’i rikthehem me qetësi studimeve, gjë që ka rëndësi për mua” tha 22-vjeçarja.