Rozana Radi ka zbuluar në “Goca dhe Gra” se së shpejti do të vij% me një projekt të ri muzikor që ndryshe nga projektet e kohëve të fundit, do të ketë një këngë ritmike. Ajo tha se projekti do të vije në bashkëpunim me një tjetër artist që është reper, por e la në pikëpyetje emrin e tij.
Artistja tha se ky do të jetë projekti i fundit ritmik, për tu rikthyer tek zhaneri i saj.
“Unë kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, këndoj vetëm nëpër festivale. Unë jam duke punuar tani për një projekt muzikor. Unë do të bëj një këngë tjetër ritmike me një reper, por me atë do ta mbyll karrierën e këngëve ritmike. Është një reper që përsëritet.”- tha Rozana.