Ish banorja e Big Brother Vip, Efi Dhedhes, përmes rrjeteve sociale ka bërë me dije se do të mbështesë deri në fund këngëtarin Luiz Ejlli.
Ajo shprehet se ndjen keqardhje që nuk është më pjesë e lojës, për faktin se nuk është pranë tij për ta mbështetur në lojën e tij brenda shtëpisë.
Ndër të tjera Efi shprehet se ashtu siç ai e ka quajtur motër, ajo do ta quajë atë vëlla pasi sipas saj është njeriu më i mirë brenda shtëpisë, ku ka veçuar Kiarën.
Gjithashtu ka komentuar edhe lajmet që qarkullojnë në media rreth këngëtarit duke thënë se nuk i beson aspak çfarë shkruhet për të dhe se e vlerëson për shpirtin që ka dhe jo për ato që dëgjon jashtë.
“Dua në çdo lloj momenti të tregoj mbështetjen time për Luizin. Dua të të regoj se se në këtë pikë jam shumë e mërzitur që jam këtu dhe jo pranë tij, fundja kjo nuk ishte në dorën time. Përveçse e shoh veten time aty brenda siç e kam thënë dhe vazhdoj ta them prap ndonëse fizikisht jam këtu shpirtërisht jam aty, siç ai më qujati motër unë do ta quaj vëlla. Do ta quaj të tillë sepse realisht e kam shumë përzemër atë njeri sepse është një nga njerëzit më të mirë që kam njohur aty brenda ose i vetmi njeri i mirë duke përjashtuar Kiarën. Kur e shoh Luizin që është vetëm dhe unë jam këtu, që është vetëm në lojë pavarësisht se mund të ketë Kiarën pranë,por në aspektin e lojës e shoh vetëm. Nuk më vjen inat për daljen sa për faktin që nuk jam pranë tij. Por gjithsesi kudo që unë të jem, do të jem pranë tij dhe do ta suportoj. Kam një keqardhje të madhe për fjalët që dëgjoj për të jashtë, por unë njerëzit i vlerësoj për shpirtin që ata kanë. Nuk e besoj fare çfarë po thuhet për të”, shkruan Efi.