Modelja ruse Ariana Lirey duket se e ka lënë pas historinë me reperin Don Xhoni dhe dëshiron të vazhdojë jetën e saj, madje në planet e saj është edhe një fëmijë.
Kështu deklaroi vetë modelja, e cila u pyet në lidhje me reperin kosovar nga një ndjekës në profilin e saj në Instagram.
“A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”- pyet ndjekësi.
“Egziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jamë bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë.”– shkruan modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.
Në nisje të lidhjes së saj me reperin kosovar, modelja zbuoi asokohe në rrjetet sociale se ka nisur të mësojë edhe gjuhën shqipe, teksa postoi edhe një foto të alfabetit. Një ndjekës ishte kureshtar nëse Ariana po vijon të mësojë gjuhën shqipe edhe pas ndarjes nga Don Xhoni.
“Po mësoj shqip dhe kam në plan ta vizitoj Shqipërinë në të ardhmen. Tiranën, Krujën dhe Kosovën.”– zbuloi ajo.
Ish-çifti bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.
Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”– shkroi Ariana.