Vajza e Alketa Vejsiut, Nicol Nelo në një kohë të shkurtër është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit.

Bukuroshja mori vëmendjen e të gjithëve sapo vendosi ta bëjë profilin e saj në Instagram publik duke marrë komplimenta të shumta për sharmin dhe tiparet, të cilat duket se i ka marrë nga mami Alketa.

Megjithatë në një intervistë virtuale që ka bërë me ndjekësit, Nicol thotë se i ngjan më shumë babit.

Ndryshe nga Alketa, e bija shprehet se nuk e aspiron botën e televizionit, por pas 5 vitesh dëshiron të ketë biznesin e saj. Nicol tregoi dhe kritikat që i bën e ëma:

“Bëji qerpikët me më pak volum. Dil më natyrale në foto. Mos e ul veten për njeri, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë”.