Fluturim me avion privat nga Gjermania në Kosovë për të përjetuar një fundjavë relaksi!

Këto janë benefitet e të qenurit fans i Azet. Reperi shqiptaro-gjerman ka zgjedhur të falenderojë në këtë mënyrë fansat e tij më besnik, duke iu siguruar një palë pushime all inclusive këtë fundjavë në Kosovë.

Ai ka përzgjedhur një grup prej 20 personash përmes Instagramit, të cilët duhej të arsyetonin se pse duhej të ishin në mesin e atyre që do të fitonin këtë eksperiencë. Përpos fansave shqiptarë në grup kishte edhe gjerman, të cilët përpos që do të qëndrojnë dy ditë me idhullin etyre, do të njohin edhe vendlindjen e reperit.

Në një intervistë të shkurtër për ‘Prive’ lidhur me këtë ngjarje, Azet tha se gjatë gjithë fundjavës ata do të jenë së bashku duke vizituar pjesë të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, Azet po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore dhe në të njëjtën kohë po shijon suksesin e këngës “Karussell” që solli në bashkëpunim me reperin Zuna.