Pas përfundimit të BBV, Donaldi i cili shkoi deri në finale por nuk mund të jetë fitues i këtij formati, u përfol shumë në media për pakënaqësitë që ai shprehu për produksionin pasi nuk fitoi. Por pas shumë deklaratave në mediat sociale Donaldi dhe produksioni i dhanë fund këtyre pakënaqësive pasi në festën e organizuar nga TCH për të gjithë banorët dhe stafin e BBV morën pjesë edhe Donaldi dhe vëllai i tij Romeo. Një ndër diskutimet e forta që donaldi ka patur brenda shtëpisë së vëllait të madh, ishte kur ai vendosi të hapë kutinë e pandorës dhe nxorri në nominim Ilirin, veten e tij, dhe Meridianin me të cilin kishte një debat të fortë dhe pas këtij nominimi ai u eleminua.

Në këmbim të hapjes së kutisë së Pandorës, Donaldi përfitoi një udhëtim bashkë me vëllain e tij Romeon në shtatë vende të botës. Por mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në Instagram Donaldi njofton se ka vendosur që këto ushëtime tja u dhurojë 7 çifteve nga një udhëtim secilit. Ky është postimi i dytë i kësaj natyre pasi Donaldi deklaroi se edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh 100 mijë euro ai do të shpenzonte pikërisht po kaq lek për të ndërtuar 4 shtëpi për 4 familje në nevojë.