Holanda do t’i japë Ukrainës 200 raketa kundërajrore. “Duke u bazuar në kërkesën nga Ukraina, Holanda do të ofrojë 200 raketa “Stinger” për mbrojtje ajrore”, thuhet në letrën e qeverisë holandeze.

“Bashkë me aleatët tanë, Ministria e Mbrojtjes synon që këto materiale të dërgohen sa më shpejt që është e mundshme” thuhet më tej në deklaratë.

Holanda i ka premtuar Ukrainës edhe pajisje të tjera si ndihmë, përfshirë pushkët, municionin, sistemet e radarëve dhe robotët për zbulimin e minave.

Mbretëria e Bashkuar deklaroi se 25 vende kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë “ndihmë humanitare ose ndihmë ushtarake për Ukrainën”. James Heappey tha se po punon për të furnizuar sa më shpejt Ukrainën me armë.

Ai tha se Kremlini kishte të ngjarë të “reflektonte” mbi rezistencën e ashpër ukrainase dhe pranoi se ekzistonte rreziku se do të përdorte bombardime më të rënda ndaj Ukrainës.

Sot Franca ka nisur pajisjet ushtarake drejt Ukrainës.