Bora Zemani e ka nisur rrugëtimin e saj në televizion në një moshë shumë të re si velinë. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, moderatorja tregoi se sa paguhej në atë kohë.
“Rroga ka qenë goxha për atë periudhë. Në fakt mund të quhet e mirë edhe sot për dikë që mund ta marrë. Ka qenë 700 mijë lekë të vjetra. Një rrogë goxha e mirë”, u shpreh Bora.

“Unë kam një jetë në televizion dhe nuk po i marr aq”, i tha Romeo.