Ditët e fundit u raportua në mediat rozë se Top Channel kishte planifikuar nje revolucion në Përputhen, me ndryshime jo vetëm në drejtimin e programit, por edhe në autorsinë e tij. Kështu, u tha se Olsa Muhameti nuk do të ishte më pjesë e programit dating si autore, ndërsa realizimi i tij do t’i besohej Ori Nebiajt.

Lajmi u hodh poshtë nga vetë televizioni, duke i mohuar këto zëra, por nga ana tjetër duke mos ndarë detaje. Ndërkohë pak minuta më parë ka qenë vetë Olsa që me anë të një postimi në Instagram duket sikur po ashtu i ka mohuar zërat për largimin nga programi suksesshëm.

Autorja ka postuar një foto të Quentin Tarantino, Brad Pitt dhe Leo Di Caprio, një pozë shumë e famshme kjo, dhe shkruan:
“E çuna po prisni audicionet e Përputhen? Ja edhe pak mos u mërzisni”

Pra duket sikur ka konfirmuar praninë e saj edhe në sezonin e ardhshëm të programit, ndërsa sa i përket drejtimit të programit nga Ori Nebiaj, zërat mesa duket janë të vërteta. Mbetet për t’u parë sa ndryshime do të ketë në emision dhe a do t’i përafrohet apo jo programeve dating italiane.