Bora Zemani do të rikthehet si moderatore në “Përputhen”. Ajo e konfirmoi këtë mbrëmjen e së premtes në “Dancing with the stars”, ku në mbyllje të spektaklit u shpreh: “Me mua do shiheni që të hënën”.
Së fundmi në lidhje me lajmin ka reaguar autorja e programit, Olsa Muhameti. Olsa ka publikuar një foto të lajmit në Instastory, shoqëruar me mbishkrimin: Ajo tha PO!

Kujtojmë se pak ditë më parë Olsa bëri të ditur se i kishte bërë Borës një ftesë zyrtare për t’u rikthyer në “Përputhen”.

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur”, u shpreh Olsa te “Top Arena”.