Duket se në sezonin e ri të emisionit “Përputhen”, do të ketë ndryshime. Sipas “Kryefjala”, mësohet se autorja Olsa Muhameti do të largohet nga ky format, e po ashtu edhe Bora Zemani.

Po të njëjtat burime thonë se produksionin e ka marrë në dorë Lori Hoxha, e cila do të prezantojë disa ndryshime në rinisje të tij.

Emisioni do të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku edhe u frymëzua fillimisht. Lori Hoxha do të vijë si producente, ndërsa prezantuesja në vend të Bora Zemanit do të jetë Ori Nebiaj.
Ende emrat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, po pritet që sezoni i ri të vijë me ndryshime. Megjithëse ende emrat në fjalë nuk kanë konfirmuar asgjë.