Mediate huaja kanë publikuar pamje të frikshme të regjistruara nga kamera e sigurisë së uniformës së një oficeri policie më 18 gusht në SHBA.
Oficeri i quajtur Brittan Morgan, ishte përfshirë atë ditë në një nga operacionet e evakuimit të një zjarri të madh pyjor në Spokane Country të Washington që shpërtheu muajin e kaluar dhe vazhdon të digjet edhe sot, megjithëse është kryesisht nënkontroll.
Morgan u kishte thënë banorëve që të evakuoheshin kur filloi të udhëtonte përmes rrugës së vetme të shpëtimit nga zjarri.
Sipas zyrtarëve të departamentit, Morgan nuk e kuptoi se kamera në uniformën e tij ishte ende duke regjistruar kur ai kaloi me makinë përmes “ferrit të zjarrtë”.