Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka marrë të gjithë vëmendjen. Ajo ka publikuar një shprehje e cila duket fiks si thumb për Donald Veshajn.

Këngëtarja ka treguar se si e ka shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos e treguar anën e saj të historisë.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë?”, thuhet në postim, teksa Beatrix ka shtuar: Këtu duke shpëtuar jetë!