Megjithëse është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe e shohim çdo javë në televizion, Dalina Buzi e ruan me fanatizëm jetën e saj private.
Ajo ndan me ndjekësit në Instagram biseda dhe situata me vajzat e saj, por nuk e përmbend pothuajse asnjëherë bashkëshortin. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një ndjekës i saj, i cili së fundmi e ka pyetur Dalinën rreth arsyes.
Opinionistja u përgjigj duke thënë: “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”
Por një detaj pë bashkëshortin e Dalinës e dimë, ai është vëllai i spikeres Beti Njuma. Për shumë njerëz kjo nuk dihej pasi ato të dyja nuk e kanë përmendur ndonjëherë këtë fakt dhe vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.
Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë.