Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi prej 10 muajsh e dinin se ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj kishte kryer udhëtime të paguara nga Klodian Zoto. Por qëllimisht nuk i kanë hetuar ato.
Këtë e dëshmon seanca dëgjimore me Arben Ahmetajn në 21 Shkurt 2022 në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve.
21 Shkurt 2022
Jorida Tabaku: Keni njohje me shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallia dhe Mirel Mërtiri.
Arben Hmetaj: Pyetja për mua do ishte kë nuk njeh në republikën e Shqipërisë. Zoton e kam e të njohur në distancë kështu biles… as nga afër. Unë nuk kam as lidhje biznesi as lidhje varësie pune asnjë lloj lidhje.
Jorida Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me zotërinjtë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?
Arben Ahmetaj: Unë praktikisht kam bërë udhëtime pafund me shume miq me shumë shokë. Ky nuk është objekt i këtij komisioni. E në këtë vend unë duhet të pyetem kë nuk njoh dhe praktikisht njoh 95% të biznesit shqiptarë.
Ky deklarim për njohje në distancë me Klodian Zoton nga ish-numri dy i qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj është gënjeshtër.
Provat e depozituara në prokurori javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doçi dëshmojnë të kundërtën.
Janë disa e-maile të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos të cilat vërtetojnë se ai në disa raste ka paguar për qëndrime në hotele luksoze të Arben Ahmetajt bashkë me bashkëshorten.
Këto e-maile dhe fatura pagesash të pahetuara nga prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Arben Ahmetajn me Klodian Zoton.
Me deklarimin e rremë në Komisionin Hetimor Parlamentar se ka njohje në distancë me Klodian Zoton por në fakt është krejt e kundërta, Arben Ahmetaj ka konsumuar një tjetër vepër penale.
Atë të dhënies të një dëshmie të rreme përpara një komisioni parlamentar.
Kallëzimi javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doci, ka të bëj me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit, Arben Ahmetajn.
Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxhës në hotele të ndryshme të Europës.