Kosova ka miratuar ditën e sotme vendimin se “testimi i virgjërisë” do të konsiderohet vepër penale pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut.

Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, ka shkruar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva në rrjete sociale.